Elbasani ndalet por mer kreun e kampionatit, Partizani duket i rilindur nga Oltijon Kërnaja! (RENDITJA)

Elbasani ndalet por mer kreun e kampionatit, Partizani duket i rilindur nga Oltijon Kërnaja! (RENDITJA)

28 Nëntor 2025 22:04 Telesport Elbasani ndalet sërish por këtë herë barazimi ka hidhërim më të ëmbël pasi do të thotë se skuadra e Ivan Gvozdenovic, edhe pse mori një pikë sonte ndaj Partizanit, tashmë kryeson i vetëm renditjen e Superligës, pasi Vllaznia u mund në Shkodër nga Teuta. Nuk ka fitues dhe as gola në Elbasan Arena, aty ku vendasit tetuan ta fitonin por të kuqtë u mbrojtën mirë dhe sa patën mundësi edhe sulmuan. Trajneri Kërnaja është duke bërë një punë fantastike teksa që pasi ka marrë drejtimin e Partizanit ka vetëm një humbje, atë ndaj Vorës, ndërsa ka rezultate të rëndësishme duke llogaritur dy fitoret ndaj Flamurtarit dhe Teutës në transfertë, por edhe barazimet ndaj Egnatias, Vllaznisë dhe Elbasanit. Elbasani, sakaq, zgjeron...