Historia e monumentit të Pavarësisë, skulptori Muntaz Dhrami rrëfen si u realizua para 53 vitesh: Ndryshimet nga letra e Enver Hoxhës dhe aksidenti i babait të Edi Ramës

Historia e monumentit të Pavarësisë, skulptori Muntaz Dhrami rrëfen si u realizua para 53 vitesh: Ndryshimet nga letra e Enver Hoxhës dhe aksidenti i babait të Edi Ramës

Në qendër të Vlorës, aty ku 113 vite më parë, Shqipëria u shpall shtet i pavarur dhe sovran, qëndron madhështor Monumenti i Pavarësisë, realizuar nga Artistët e Popullit, skulptorët Mumtaz Dhrami, Kristaq Rama dhe Shaban Hadëri. Në mes të veprës, që u vendos në këtë shesh në vitin 1972, është vendosur statuja e kreut të parë të shtetit shqiptar, ndërsa portretet e tjera reflektojnë tiparë të luftëtarëve veriorë e jugorë. Në një intervistë për Top Channel, Mumtaz Dhrami kujton bisedat me Byronë Politike nga ideja te miratimi i monumentit. “Vërejtjet lidhen me natyrën statike të figurave, në letrën që na dërgoi Enver Hoxha na tha që figurat janë të zbukuruara, por lufta i hedh poshtë paradat dhe kostumet dhe vërejtje të tjera që na bënë...