Incest, dhunë dhe varfëri ekstreme/ Investigimi i Piranjave zbardh rastin tronditës në Librazhd

Incest, dhunë dhe varfëri ekstreme/ Investigimi i Piranjave zbardh rastin tronditës në Librazhd

 Një shtëpi thuajse e rrënuar, ku një nënë rrit e vetme tre fëmijët e saj, mes varfërisë ekstreme dhe pamundësisë për t’i edukuar dhe arsimuar siç duhet. Mjedisi tipik i rrëfenjave migjeniane, ku krahas skamjes ka zënë vend edhe dhuna, abuzimi e padyshim indiferenca e institucioneve që mbyllin sy e veshë përballë realitetit që do ju tregojmë. Jemi në fshatin malor të Bashkisë Librazhd, nën çatinë e kësaj familjeje, aty ku ‘fshihet’ një histori e tmerrshme që askush s’ka dashur ta shohë. Teksa i hedhim një sy banesës me mure që mbajnë lagështi, dysheme të kalbur, dhe dyer e dritare që fusin të ftohtin imagjinohet lehtë situata shëndetësore e kësaj gruaje dhe fëmijëve të saj. Aq më tepër kur bëhet fjalë për nevojat minimale, që nga...