“S’kemi shumë kile, o boso…”, dalin përgjimet për blerjen e kokainës, si bëhej reklama e ‘mallit’

“S’kemi shumë kile, o boso…”, dalin përgjimet për blerjen e kokainës, si bëhej reklama e ‘mallit’

Top Channel ka zbardhur dosjen hetimore të SPAK që solli arrestimin e një grupi trafikimi droge nga Amerika Latine dhe Shqipëria drejt Italisë, në sasinë prej 1.3 ton kokainë. Mes të arrestuarve ishte edhe oficeri i Antiterrorit Igli Haxhiaj, i cili sot u la në burg nga GJKKO, ai dyshohet se ka dhënë informacione në këmbim të parave në drejtim të shtetasve që kanë qenë pjesë e këtij hetimi, që konsiderohej ‘sekret’. Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, zbardhen edhe mesazhet mes Haxhiajt me persona të tjerë, në SkyECC. Disa episode të lidhura me tregtimin e lëndëve narkotike, janë si më poshtë: Bisedë e datës 08.03.2021. I.Haxhiaj: Vlla si e ke punen andej… A ke noi mall te mire me cmim …:...