Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Studim/ Helmi i akrepit, trajtim për tumoret e kancerit të gjirit
Shkencëtarët në Brazil po kryejnë teste premtuese për të zbuluar nëse helmi i një akrepi të Amazonës mund të përdoret si trajtim kundër tumoreve të kancerit të gjirit. Hulumtimet po kryhen nga studiuesit e Shkollës së Shkencave Farmaceutike Preto (FCFRP-USP) të Universitetit të São Paulo, të cilët prej vitesh klonojnë proteina nga helmi i gjarpërinjve helmues dhe akrepave, me synimin e shndërrimit të tyre në ilaçe të reja dhe më efikase. Sipas gjetjeve të fundit, helmi i akrepit Brotheas amazonicus shfaq një efekt të ngjashëm me një prej ilaçeve më të përdorura në kimioterapi, duke sulmuar qelizat e kancerit të gjirit me efikasitet të krahasueshëm. Rezultatet e para vijnë nga bashkëpunimi me Institutin Kombëtar të Kërkimeve Amazoniane (INPA) dhe Universitetin Shtetëror të Amazonës (UEA). “Identifikuam...