Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
EMRI+FOTO/ E rëndë, humb jetën 18-vjeçari. Tragjedia e dytë e familjes, më parë…
Një përplasje e dhunshme me një makinë, e pasuar nga një rrëzim i fortë në tokë, përfundoi me fatalitet dhe këputi në mes jetën e një të riu shqiptar në Itali. Ekipet e ndihmës së shpejtë kryen CPR në vendngjarje, por situata dukej kritike që nga momenti i parë. Francesko (Francesco) Ajdini, 18 vjeç, i cili jeton me familjen e tij në Praticello di Gattatico, vdiq pas një aksidenti rrugor dje pasdite, rreth orës 16:00, në Sorbolo di Parma, në Reggio Emilia. Sipas raportimeve fillestare, djaloshi po udhëtonte me një motor “Scooter” në Via Marconi, pranë stacionit të trenit – përgjatë Rrugës Provinciale 62 – kur ndodhi përplasja e tmerrshme me një makinë. Sipas një rindërtimi fillestar, pranë ish-supermarketit Tigotà, një Fiat i drejtuar nga...