VIDEO/ Çollaku: Hetimi ndaj Ballukut do të shkojë deri tek Rama, socialistët duhet të mendojnë për një kryeministër tjetër

VIDEO/ Çollaku: Hetimi ndaj Ballukut do të shkojë deri tek Rama, socialistët duhet të mendojnë për një kryeministër tjetër

Gazetari Basir Çollaku i ftuar në edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, ka folur në lidhje me hetimin ndaj Belinda Ballukut dhe dosjet e tenderave që janë dhënë. Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, Çollaku u shpreh se, hetimet pritet të shkojnë deri tek Edi Rama, ndërsa u shpreh se, socialistët duhet që të mendojnë për një kryeministër tjetër dhe një qeveri teknike. Sipas gazetarit, nëse Gjykata Kushtetuese do të vendosë në favor të kërkesës së kryeministrit, atëherë Gjykata e Posaçme do të vendosë arrest me burg për Belinda Ballukun. ‘Shikoni, nga të dhënat e deritanishme theksohet që kryeministri nuk ka biseduar vetëm me zonjën Balluku, por dhe me drejtorët të cilët janë pjesë e këtij ekipi dhe ajo çfarë mungon, unë them ende, po...