Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Kokainë nga Ekuadori në Rusi/ Shqiptari prangoset në Greqi, kreu i bandës në listën e Europol-it
Një 39-vjeçar shqiptar u arrestua sot në Athinë të Greqisë. Bëhet me dije se shqiptari kërkohej nga autoritetet e Belgjikës, me një Njoftim të Kuq përmes Interpolit, për trafik droge nga Ekuadori në Evropë dhe më pas deri në Rusinë e largët. 39-vjeçari me inicialet H.O., akuzohet si “koka” e grupit, ndërkohë emri i tij nuk është publikuar ende. Rrjeti krimial që transpotonte kontejnerë plot me drogë u zbulua nga bisedat telefonike. Sipas dokumenteve të prokurorisë belge, grupi dyshohet se trafikonte sasi kokaine nga Ekuadori. Ndërkohë raporti belg përshkruan takime, lëvizje dhe sinjale telefonike që regjistrojnë lëvizjet e anëtarëve të organizatës në Antverp, si dhe rrugët nga porti në depot ku kontejnerët “hapeshin”. Autoritetet belge e lidhin 39-vjeçarin me lëvizjet midis Belgjikës, Spanjës, Greqisë dhe Shqipërisë, mbikëqyrjen...