Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Prizreni feston me shpirt shqiptarie: Kamerierët shërbejnë me plis për Festat e Nëntorit
28-29 Nëntori dy festat më të rëndësishme për Shqipërinë kanë krijuar atmosferë festive edhe në Kosovë. Siç mund të shihet edhe në foton e mësipërme kamarierët e bareve dhe restoranteve në Prizren kanë shërbyer me plis në kokë mbi të cilin qëndron shqiponja dykrenare. Gjithashtu edhe në rrugët e kryeqytetit të Kosovës janë vendosur flamuj kuqezi, por edhe flamuj të Kosovës. Atmosferë festive ka pasur edhe në pikat doganore nga Morina deri në Kakavijë, ku qytetarët, të veshur me kostume tradicionale dhe duke mbajtur flamuj, shprehën gëzim dhe energji për atdheun.