Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Lëvizje politike? Pas fotos me Salianjin, reagon Gjunkshi: Ja çfarë diskutuam
Ish-deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi, ka reaguar pas takimit me deputetët më të votuar të primareve. Sipas Gjunkshit, ishte vetwm njw “kafe” ku diskutohej situate politike. “Mbi takimin e mbajtur në Tiranë mes demokratësh! Dua të sqaroj publikisht një çështje që ka lindur pas një takimi miqësor mes miqve demokratë në Tiranë. Unë, siç kam bërë gjithmonë ndër vite, jam takuar me shokë dhe bashkëpunëtorë të Partisë Demokratike për të diskutuar për çështje që lidhen me situatën politike në vend. Pjesëmarrja ime në këtë takim nuk ka të bëjë me asnjë lloj iniciative për krijimin e ndonjë formacioni të ri politik. Unë kam qenë, jam dhe do të mbetem institucional, i përkushtuar ndaj Partisë Demokratike, ndaj parimeve të saj, në shërbim të elektoratit tim që...