Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Dogji makinën e kryebashkiakes, kapet autori
Rajoni E Premte, 28 Nëntor 2025 18:39 Policia e Bosnjë dhe Hercegovinës arrestoi autorin që i vuri zjarrin makinës zyrtare të kryetares së bashkisë së Mostarit, Marija Kordić. Makina u dogj të mërkurën në mbrëmje përpara shtëpisë së familjes së saj. Raportet e medias thonë se policia përcaktoi nga kamerat e sigurisë se dy persona morën pjesë në djegien e automjetit. Njëri ishte duke kryer rolin e vëzhguesit dhe më pas tjetri ia vuri flakën. Kordić theksoi se kohët e fundit ka qenë dëshmitare e krijimit të organizuar të narrativave të urrejtjes dhe sulmeve ndaj punës së saj. “Vetëm sepse ne mbrojmë interesat e qytetit të Mostarit”, tha ajo.