Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Majk me projekt të ri, shihet në një set xhirimi misterioz
Showbiz E Premte, 28 Nëntor 2025 19:08 Majk ka ndezur menjëherë kuriozitetin e fansave të tij, pasi publikoi një foto bardhe-e-zi nga një set xhirimi, duke lënë të kuptohet se diçka e madhe po vjen shumë shpejt. Në imazh shihet një ambient i gjerë industrial me tavane të larta, një ekip i pozicionuar pranë një veture luksoze dhe një monitor profesional filmik që tregon se skena po realizohet me seriozitet të plotë. Reperi mjaftohet vetëm me dy fjalë “Së shpejti”, duke e lënë publikun të spekulojë nëse bëhet fjalë për një videoklip të ri, një bashkëpunim të shumëpritur apo një projekt krejtësisht surprizë. Majk nuk ka zbuluar asgjë më shumë, atmosfera në set dhe ekipi i angazhuar tregojnë se fansat mund të presin diçka me...