Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Spiropali i përgjigjet urimit të Misionit të BE: Përkushtimi i Shqipërisë ndaj integrimit europian, i palëkundur
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali, i është përgjigjur urimit të misionit të BE, për festën e 28 Nëntorit. Në reagimin e saj në platformën X, Spiropali nënvizon se përkushtimi i Shqipërisë ndaj integrimit në BE është i palëkundur. Gjithashtu shton se do të mbetet prioriteti kombëtar më i rëndësishëm deri në momentin kur të “zëmë vendin tonë të merituar në familjen evropiane.” Postimi i Ministres në platformën X: Faleminderit për urimet e ngrohta. Përkushtimi i Shqipërisë ndaj integrimit në BE është i palëkundur; ai është dhe do të mbetet prioriteti ynë kombëtar më i rëndësishëm deri në momentin kur të zëmë vendin tonë të merituar në familjen evropiane. Viti 2025 ka qenë një vit i jashtëzakonshëm, i shënuar nga progres...