Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Si funksiononte baza e kokainës në Itali, roli i Visit të Pojës në trafikun e drogës
Një bazë operative e trafikut ndërkombëtar të drogës kishte selinë në zonën e Leccos dhe menaxhonte rreth 80 kilogramë kokainë në muaj. Kjo del nga operacioni “Golden River”, i cili çoi në arrestimin e 24 personave, mes tyre edhe dy banorë të provincës së Lecco-s: Ardian Deliu, 40 vjeç, i lindur në Tiranë dhe banues në Castello di Brianza, i cili sipas hetuesve koordinonte qendrën logjistike të rrjetit shqiptar në zonën e Leccos, si dhe Ervis Belshaku, 40 vjeç, i lindur në Shqipëri dhe banues në Valmadrera, i akuzuar për mbajtjen e 23 kilogramëve kokainë. Operacioni, i koordinuar nga Prokuroria Antimafia e Brescias dhe i koduar “Golden River”, ka shkatërruar një organizatë kriminale shqiptare të aftë të transportonte mbi 1.300 kilogramë kokainë dhe heroinë nga...