Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
113 vjetori i Pavarësisë, Spiropali i përgjigjet urimit të Misionit të BE: Përkushtimi i Shqipërisë ndaj integrimit europian është i palëkundur
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali i është përgjigjur urimit të Misionit të BE, për festat e Nëntorit. Ajo shkruan se vendi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është një investim i përbashkët strategjik në stabilitetin dhe paqen. “Faleminderit për urimet e ngrohta. 🙏 Përkushtimi i Shqipërisë ndaj integrimit në BE është i palëkundur; ai është dhe do të mbetet prioriteti ynë kombëtar më i rëndësishëm deri në momentin kur të zëmë vendin tonë të merituar në familjen evropiane. Viti 2025 ka qenë një vit i jashtëzakonshëm, i shënuar nga progres i fortë dhe domethënës në marrëdhëniet tona, që vijojnë të thellohen gjithnjë e më shumë. Asnjëherë më parë bashkëpunimi ynë nuk ka avancuar me kaq ritëm, koherencë dhe përkushtim të përbashkët, në...