Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Të dyshuar për spiunazh në favor të Rusisë, Polonia arreston dy shtetas ukrainas dhe tre bjellorusë
Prokuroria e Polonisë njoftoi sot se ka arrestuar dy shtetas ukrainas dhe tre bjellorusë, të cilët dyshohen se vepronin me urdhra të shërbimeve të huaja të inteligjencës, në një periudhë kur Varshava paralajmëron për përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar vendet që mbështesin Kievin. Polonia pretendon se është vënë në shënjestër të zjarrvënieve dhe sulmeve kibernetike, të cilat i konsideron pjesë të “luftës hibride” që, sipas saj, Rusia po zhvillon për të minuar mbështetjen ndaj Ukrainës. Moska i ka mohuar këto akuza. Të dyshuarit, Oleksandr.S dhe Sofia Ts., të përmendur si qytetarë të Ukrainës, si dhe bjellorusët Viktoria M., Anton M. dhe Vladimir.U, u arrestuan nga policia dhe shërbimet e inteligjencës më 25 dhe 26 nëntor, konfirmon prokuroria. Sipas autoriteteve, aktivitetet e tyre përfshinin fotografimin...