Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Shqiptari kapet me kokainë në Ankona, u ikën ‘nga duart’ prokurorëve
Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Ankona nga karabinierët, pasi u kap duke shpërndarë kokainë në lagjet e qytetit. Ndjekja e tij u bë nga Falconara në Ostra, ndërsa udhëtonte me një makinë që nuk ishte e tija. Kur u kthye në Ankona, oficerët e karabinierëve e ndaluan për një kontroll në një rrugë jo shumë larg qendrës së Falconarës. 30-vjeçari shqiptar kishte një pako kokainë të fshehur në të brendshme. Ai ndodhej si turist në Itali, teksa po jetonte në shtëpinë e një miku. Brenda shtëpisë oficerët gjetën një peshore precize dhe 1400 euro cash. Ai nuk ishte në gjendje të shpjegonte se si kishte kaq shumë para, duke qenë se është edhe i papunë. Oficerët e arrestuan dhe njoftuan prokurorin publik në detyrë,...