Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Tregti droge/ Haxhiaj në kërkim të “mallit” cilësor, bisedat “fundosin” oficerin e Antiterrorit: Është e mirë…po çmimi? (FOTOT e kokainës)
igli haxhiaj-droga derguar foto me mesazhe TIRANË- Oficeri i Antiterrorit Igli Haxhiaj është mes të arrestuarve të SPAK në kaudër të operacionit në bashkëpunim me Italinë. Ai dyshohet se dhënë informacione në këmbim të parave, por jo vetëm kaq, po ashtu në bisedat e tij rezulton se ka komunikuar edhe për tregtimin e lëndëve narkotike. Pjesë nga dosja hetimore zbulojnë përfshirjen e oficerit në komunikime me kokat e grupit të trafikut ndërkombëtar të drogës. Në disa biseda rezulton se Haxhiaj është i lidhur drejtpërdrejt me tregtimin e lëndëve narkotike, ku përveç të tjerash, është në kërkim të 'mallit të mirë e të pastër'. Në njërin prej episodeve, Haxhiaj kërkon lëndën narkotike edhe për një shok në Holandë, ndërsa bashkëpunëtori në bisedë ia ofron për ta testuar....