Anije, telekomandë…/Skema që ndoqi bosi shqiptar për të tranportuar kokainë

Anije, telekomandë…/Skema që ndoqi bosi shqiptar për të tranportuar kokainë

Një artikull i publikuar nga gazeta e njohur italiane “La Repubblica” ka zbuluar një skemë të përdorur nga një bos shqiptar i lënëdëve narkotike, të njohur me pseudonimin “Loli”, për të transportuar mbi 200 kilogramë kokainë nga Ekuadori në Romë. Artikulli: Nga Ekuadori në Romë, duke kaluar nëpër portin e Roterdamit, tonelata kokaine arritën në kryeqytetin italian të fshehura në kontejnerët e anijeve të mëdha tregtare. Biznesi miliona dollarësh menaxhohej nga një trafikant droge shqiptar i njohur me një nofkë tashmë të njohur për Drejtorinë e Antimafias së Qarkut: Loli. Ai është figura qendrore në hetimin e kryer nga Guardia di Finanza, i cili çoi në tetë dënime me burg paraprak me kërkesë të Drejtorisë së Antimafias së Qarkut. Gjatë hetimit u shitën 210 kilogramë...