Zëdhënësi i Kremlinit: Rusia tani po negocion vetëm me SHBA-të për Ukrainën!

Zëdhënësi i Kremlinit: Rusia tani po negocion vetëm me SHBA-të për Ukrainën!

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Rusia aktualisht po negocion për Ukrainën vetëm me Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë Presidenti rus Vladimir Putin u shpreh të enjten se skica e një plani paqeje të diskutuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina në Gjenevë mund të formojë bazën për marrëveshjet e ardhshme  për t’i dhënë fund konfliktit. Por vuri në dukje se nëse kjo nuk ndodh, Rusia do të vazhdojë të luftojë. Ai kërkoi tërheqjen e Ukrainës nga të paktën pesë territore që ka pushtuar tashmë Rusia. Steve Witkoff, i dërguari special i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, pritet të zhvillojë bisedime në Moskë javën e ardhshme me Putinin rreth propozimeve.