Bisedimet për armëpushim në Ukrainë, zëdhënësi i Kremlinit: Po negociojmë vetëm me palën amerikane

Bisedimet për armëpushim në Ukrainë, zëdhënësi i Kremlinit: Po negociojmë vetëm me palën amerikane

Rusia aktualisht po negocion për Ukrainën vetëm me Shtetet e Bashkuara, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. “Në këtë fazë, po flasim për negociata me amerikanët”, tha Peskov në një intervistë me Channel One. Ai vuri në dukje se rezolutat e Parlamentit Europian mbi nevojën për ta sjellë Europën në tryezën e negociatave nuk mund të merren në konsideratë në këtë kohë. Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se një skicë e propozimeve të paqes të diskutuara nga Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina në Gjenevë mund të formojë bazën për marrëveshjet e ardhshme për t’i dhënë fund konfliktit, por vuri në dukje se nëse kjo nuk ndodh, Rusia do të vazhdojë të luftojë. Steve Witkoff, i dërguari special i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump,...