(VIDEO) Ujërat e zeza përmbytin Paskuqanin prej ditësh: institucionet heshtin

(VIDEO) Ujërat e zeza përmbytin Paskuqanin prej ditësh: institucionet heshtin

Prej një jave në Paskuqan po vijon një situatë e rënduar për banorët, pasi ujërat e zeza kanë dalë në sipërfaqe duke shkaktuar ndotje, erë të rëndë dhe vështirësi në lëvizje. Problemi, sipas banorëve, është bërë i përsëritur dhe deri tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje të dukshme nga institucionet përgjegjëse. Banorët thonë se situata është përkeqësuar për shkak të ritmit të shpejtë të ndërtimeve në zonë. Ata shprehen se kanalizimet ekzistuese nuk po përballojnë ngarkesën e rritur dhe se mungesa e planifikimit urban po u prek drejtpërdrejt përditshmërinë. “Vetëm ndërtime, ndërtime. Kanalizimet janë bërë copa-copa,” shkruan një qytetar, për JOQ duke kërkuar që institucionet të marrin masa urgjente për të shmangur përhapjen e ndotjes dhe rrezikun për shëndetin publik.