Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
A njeh kanceri pushim? Pacientët e Onkologjikut mbeten pa trajtim, shtyhen seancat e kimioterapisë
Gazetari Osman Stafa, ka denoncuar ditën e sotme një tjetër situatë në lidhje me Onkologjikun. Në një postim në rrjete sociale, Stafa thotë se seancat për kimioterapi për pacientët me kancer janë shtyrë për shkak të pushimeve të stafit mjekësor. Sipas tij një pacient me kancer, i cili duhej të kryente kimioterapinë në intervalin standard prej 21 ditësh, është njoftuar se trajtimi do të shtyhet deri të martën, pra pas 25 ditësh. Ai pyet pse ndodh kjo, kur protokolli mjekësor e përcakton qartë frekuencën e terapisë. “A njeh kanceri pushim? Mjekët duhet të bëjnë pushime, por cila prevalon, e drejta për pushim, apo e drejta për trajtim sipas protokollit, me qëllim mposhtjen e kancerit. A është korrekte që sot, e premte, një pacient me kancer, që...