Jep dorëheqjen/ Shefi i kabinetit të Zelenskyt përfshihet në një hetim nga agjencitë antikorrupsion

Jep dorëheqjen/ Shefi i kabinetit të Zelenskyt përfshihet në një hetim nga agjencitë antikorrupsion

Kreu i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Andriy Yermak, ka paraqitur dorëheqjen pas kontrolleve të kryera më 28 nëntor nga Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU) në ambientet e tij, njoftoi Presidenti Volodymyr Zelensky.  “Jam mirënjohës ndaj Andriy-t që gjithmonë ka paraqitur pozicionin ukrainas në negociata ashtu siç duhej. Ka qenë gjithmonë një pozicion patriotik. Por dua të shmang çdo thashethem apo spekulim,” deklaroi ai.  Presidenti shtoi se nesër do të zhvillojë “konsultime” për atë se kush mund ta marrë përsipër detyrën e kreut të Zyrës së Presidentit.  Dorëheqja e Yermak vjen në një moment kur Ukraina po tronditet nga skandali më i madh i korrupsionit gjatë presidencës së Zelenskyt, i cili përfshin disa prej aleatëve të tij më të afërt.  Më herët këtë muaj, NABU akuzoi tetë persona të përfshirë në një skemë korruptive të lidhur me kompaninë...