Telegraph: Trump gatit të njohë pushtimin rus të Ukrainës! Europianët të bëjnë ç’të duan

Telegraph: Trump gatit të njohë pushtimin rus të Ukrainës! Europianët të bëjnë ç’të duan

Shtetet e Bashkuara duket se janë të gatshme të njohin kontrollin rus të Krimesë dhe territoreve të tjera të pushtuara ukrainase në mënyrë që të sigurojnë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës. Sipas Telegraph , Donald Trump do të nisë të dërguarin special Steve Witkoff dhe dhëndrin e tij, Jared Kushner, për t’ia paraqitur ofertën Vladimir Putinit në Moskë. Propozimi për të njohur sovranitetin e Rusisë pritet të ecë përpara pavarësisht shqetësimeve nga aleatët evropianë të Ukrainës. Sipas një burimi të njohur me negociatat, “po bëhet gjithnjë e më e qartë se amerikanët nuk janë të interesuar për qëndrimin e evropianëve”. “Ata thonë se evropianët mund të bëjnë çfarë të duan”, thotë burimi i Telegraph. Sakaq, Presidenti rus tha të enjten se njohja ligjore e...