Normalizohet situata në pikën kufitare të Kapshticës, pala shqiptare dhe ajo greke punojnë me nga 5 sportele

Normalizohet situata në pikën kufitare të Kapshticës, pala shqiptare dhe ajo greke punojnë me nga 5 sportele

Situata në pikën kufitare të Kapshticës po shkon drejt normalizimit pas orëve me fluks të lartë në dalje dhe hyrje. Edhe pse vijon ende një qarkullim i shtuar i mjeteve, burime bëjnë të ditur se trafiku është më i qetë dhe më i menaxhueshëm. Pala shqiptare po operon me 5 sportele në dalje, ndërsa i njëjti numër sportelesh është vënë në funksion nga pala greke në hyrje të territorit grek. Pas koordinimit mes dy doganave, është rritur kapaciteti i përpunimit të automjeteve me synimin për të shmangur pritjet që deri pak orë më parë zgjatnin disa minuta. Fluksi më i madh është regjistruar më herët gjatë ditës, ndërsa aktualisht trafiku mbetet i pranishëm, por në nivele të normalizuara.