“Në 2026, rritje pensionesh e pagash pa taksa të reja”/ Malaj: Paqja fiskale mundësi për të mbyllur problemet..

“Në 2026, rritje pensionesh e pagash pa taksa të reja”/ Malaj: Paqja fiskale mundësi për të mbyllur problemet..

Buxheti 2026 dhe Paketa Fiskale që e shoqëron atë sjellin ndryshime të drejtpërdrejta për qytetarët, familjet dhe bizneset. Ministri i Financave, Petrit Malaj, në një intervistë për TV Klan, thekson se prioritetet kryesore janë rritja e mirëqenies, konsolidimi ekonomik dhe mbrojtja sociale. “Të gjithë ata individë të cilët gjatë një viti realizojnë të ardhura nga punësimi mbi 600 mijë lekë, kanë të drejtën që të bëjnë deklarimin individual të të ardhurave. Të zbresin 48 mijë lekë për çdo fëmijë që është nën moshën 18 vjeç. Për një familje e cila ka fëmijë nën moshën 18 vjeç, i bie që t’i kompensojë familjes nga 6 mijë deri në 11 mijë lekë. Ndërkohë, që për një familje ka dy fëmijë, kjo vlerë varion nga 12 mijë deri...