Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Presidenti Begaj merr urime nga mbarë bota për 28 Nëntorin/ Trump, Perandori i Japonisë, Erdogan dhe dhjetëra liderë dërgojnë mesazhe për Ditën e Flamurit
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e gjithë bota për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit. Udhëheqës të shteteve rajonale, evropiane dhe botërore kanë përcjellë përmes Presidentit Begaj urimet e tyre për këtë ditë të madhe të shqiptarëve. Presidenti Trump i dërgoi Presidentit Begaj një telegram të posaçëm, ku, veç urimeve për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, riafirmon vullnetin e tij dhe të Shteteve të Bashkuara për forcim të bashkëpunimit me Shqipërinë. Menjëherë pas këtij mesazhi, Kreu i Shtetit mori urime edhe nga Perandori i Japonisë dhe nga Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, të cilët përcollën vlerësimin dhe miqësinë e vendeve të tyre për popullin shqiptar. “Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet tona...