Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Beci në 113-vjetorin e Pavarësisë: Shkodra nderon simbolin e lirisë, krenari për çdo brez
Kronikë E Premte, 28 Nëntor 2025 15:43 Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka përcjellë një mesazh krenarie në Ditën e Pavarësisë, duke vënë në qendër figurën e Luigj Gurakuqit dhe kontributin historik të Shkodrës në aktin themeltar të shtetit shqiptar. “Shtatorja e Luigj Gurakuqit qëndroi më krenar se kurrë, i rrethuar nga simbolika e 40 delegatëve që vulosën Pavarësinë e Shqipërisë,” shkruan Beci, teksa thekson se Shkodra u bashkua sot nën ngjyrat kuq e zi për të nderuar simbolin e lirisë. Ai shton se ngritja solemne e flamurit rikujton “sakrificën dhe amanetin që prej 113 vitesh mban të bashkuar çdo shqiptar”.