OBSH: Gjysma e fëmijëve shqiptarë i kanë dhëmbët të prishur/ Raporti tregon edhe shkaktarët

OBSH: Gjysma e fëmijëve shqiptarë i kanë dhëmbët të prishur/ Raporti tregon edhe shkaktarët

Pothuajse gjysma e fëmijëve shqiptarë kanë dhëmbët e prishur ndërsa mjekët thonë se shkak është higjiena e ulët dhe konsumimi i produkteve me sheqer.  Raporti i fundit i OBSH-së ka nxjerrë në pah se thuajse 1 në 2 fëmijë të moshës 1–9 vjeç kanë dhëmbë të prishur. Plot 48,6% e fëmijëve shqiptarë vuajnë nga kariesi dentar, shifër kjo mbi mesataren europiane.  Vendi ynë renditet i katërti në Europë, pas Bosnjës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, për numrin e lartë të fëmijëve që kanë probleme me dhëmbët.  Ekspertët e shëndetësisë botërore në analizën e tyre vënë në pah se sëmundjet orale prekin thuajse gjysmën e popullsisë në Europë, përfshirë edhe Shqipërinë.  Dentistët theksojnë se shkak i kësaj situate është higjiena e ulët orale dhe konsumimi i produkteve dhe pijeve me sheqer...