Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
IDF gjen trupat e nëntë anëtarëve të Hamasit brenda një tuneli në Rripin e Gazës
Ushtria izraelite njoftoi sot se ka gjetur trupat e nëntë militantëve të tjerë palestinezë, të cilët u vranë gjatë operacioneve të saj të fundit në pjesën jugore të Rripit të Gazës. Sipas deklaratës zyrtare, gjatë operacioneve në sektorin lindor të Rafahut, ushtarët “gjetën edhe nëntë terroristë të tjerë që ishin neutralizuar brenda infrastrukturës nëntokësore terroriste”. “Deri më tani, më shumë se 30 terroristë që u përpoqën të shpëtonin përmes këtyre tuneleve janë neutralizuar”, thuhej më tej në njoftim. AFP raportoi të enjten se po zhvillohen negociata për fatin e dhjetëra militantëve të Hamasit, të cilët prej javësh janë të bllokuar në tunele në zonat e Gazës të kontrolluara nga ushtria izraelite. Dje, duke e pranuar për herë të parë situatën që u zbulua më herët...