Macron: Do ndalojmë përdorimin e celularëve në shkollat e mesme, ekrani krijon varësi tek të rinjtë

Macron: Do ndalojmë përdorimin e celularëve në shkollat e mesme, ekrani krijon varësi tek të rinjtë

Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë të ditur këtë të premten se ndalimi i përdorimit të telefonave celularë në shkolla do të zgjerohet edhe në shkollat e mesme duke filluar nga viti i ardhshëm shkollor. Sipas tij, shkolla duhet të mbetet vendi ku mësohet dhe ku shkëmbehen ide, ndërsa theksoi rreziqet e varësisë nga ekrani tek të rinjtë. “Ne kemi ndaluar telefonat në shkollat fillore. Do ta zgjerojmë këtë masë në shkollat e mesme vitin e ardhshëm,” deklaroi Macron. Ai shtoi se qeveria do të nisë edhe një fushatë të madhe sensibilizuese për prindërit, duke theksuar rolin e tyre në kontrollin e përdorimit të pajisjeve elektronike nga fëmijët. Presidenti konfirmoi se ndalimi aktual në shkollat fillore “funksionon mjaft mirë” dhe se zgjerimi i tij synon...