Ceremonia e flamurit në Tiranë, festime edhe në qytete të tjera me rastin e 28 nëntorit

Ceremonia e flamurit në Tiranë, festime edhe në qytete të tjera me rastin e 28 nëntorit

Shqipëria është veshur me atmosferën e festave kombëtare, teksa qytetarët kanë marrë pjesë në aktivitetet e organizuara nga Bashkitë. Në kryeqytet, u zhvillua ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit me rastin e 28 Nëntorit. “Është një kujtesë, mbi çfarë kemi qenë, kush jemi dhe kush duam të jemi. Shqiptarët në çdo brez kanë ditur të ngrihen për lirinë, për dinjitetin dhe për të ardhmen. Prandaj, sot ndërsa ndërtojmë Shqipërinë moderne, evropiane, të hapur, 28 nëntori nuk është një përkujtim por është një premtim se rrugëtimi vijon dhe do e çojmë përpara me të njëjtën kurajo që kemi ndriçuar historinë tonë”, tha kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë Anuena Ristani. Kryeqyteti feston 28-29 Nëntorin me një kalendar të gjerë aktivitetesh duke i shndërruar në një qendër...