Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Pranoi se gënjeu në CV-në e tij, Ministri i Mbrojtjes së Rumanisë jep dorëheqjen pas 5 muajsh në detyrë
Ministri rumun i Mbrojtjes, Ionut Mosteanu, ka dhënë dorëheqjen ditëne sotme, pasi pranoi se kishte gënjyer në CV-në e tij në lidhje me studimet. Dorëheqja e Mosteanu erdhi pas publikimit të një artikulli në gazetën Libertatea që thoshte se CV-ja e tij përmbante informacione të pasakta në lidhje me kohën kur u diplomua dhe nga cili universitet. “Rumania dhe Evropa janë nën sulmin rus. Siguria jonë kombëtare duhet të mbrohet me çdo kusht. Nuk dua që diskutimet rreth arsimimit tim dhe gabimeve që bëra vite më parë t’i shpërqendrojnë ata që po e udhëheqin vendin tani nga misioni i tyre i vështirë”, shkroi ish-ministri në Facebook. Rumania, anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ndan një kufi tokësor prej 650 kilometrash me Ukrainën dhe ka parë...