Tushi: Shoqëria shqiptare po përjeton patologji të thella sociale, emigracioni mbetet plaga më e madhe

Tushi: Shoqëria shqiptare po përjeton patologji të thella sociale, emigracioni mbetet plaga më e madhe

Sociologu Gëzim Tushi, i ftuar në edicionin e lajmeve të mesditës në Syri TV, tha se shoqëria shqiptare po përballet me një sërë patologjish të thella sociale që ndikojnë drejtpërdrejt në stabilitetin ekonomik, social e demografik të vendit. Ai theksoi se emigracioni, i cili ka vijuar pandërprerë prej tri dekadash e gjysmë, mbetet problemi më i madh dhe më i dhimbshëm i shoqërisë, duke u ushqyer nga faktorë të shumtë subjektivë dhe objektivë që nxisin largimin e qytetarëve nga Shqipëria. Gëzim Tushi: Pa diskutim, në këtë paraqitjen tuaj kështu sintetike të problemeve sociale që ka shoqëria shqiptare, dëshmon një realitet i cili është i padyshimt. Shëndeti i shoqërisë në këto momente, për një varg arsyesh të karakterit subjektiv, por dhe objektiv në shumicën e rasteve,...