E RËNDË/ Të shtëna me armë zjarri në Vushtri, plagoset një fëmijë

E RËNDË/ Të shtëna me armë zjarri në Vushtri, plagoset një fëmijë

Një plagosje me armë zjarri që është regjistruar të enjten në mbrëmje në Vushtri të Kosovës. Nga të shtënat ka mbetur e plagosur një vajzë e mitur. Policia bën me dije se të shtënat kanë ndodhur në rrugën “Ferat Novolani” në Vushtrri. Pas ngjarjes një person ka shkuar dhe ka denoncuar rastin. Sipas tij një person ka qëlluar dy herë me armë në drejtim të tij dhe familjarëve të tij. Si pasojë e të shtënave, është plagosur në krah mbesa e tij e mitur. Ajo është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen. “I dyshuari pasi e ka kryer veprën është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është në kërkim të policisë....