Mbi 5 mijë gjoba brenda 72 orëve, Policia Rrugore Tiranë arreston 8 shoferë

Mbi 5 mijë gjoba brenda 72 orëve, Policia Rrugore Tiranë arreston 8 shoferë

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet intensive për të evidentuar dhe ndëshkuar shkeljet që rrezikojnë jetën e përdoruesve të rrugës. Si rezultat, janë ndëshkuar administrativisht 5300 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme, si parakalime të gabuara, qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit, mosvendosje të rripit të sigurimit dhe mosvendosje të kaskës mbrojtëse për drejtuesit e motomjeteve. Përveç gjobave, janë tërhequr me mjet ngritës 10 automjete që kishin zënë në mënyrë të paligjshme hapësira publike. Kontrollet çuan edhe në arrestimin e katër drejtuesve të automjeteve që udhëtonin në gjendje të dehur, si dhe tre të tjerë që drejtonin mjetin pa leje drejtimi. Po ashtu, dy shtetas të shpallur në kërkim për shkelje rrugore u ndaluan, ndërsa një tjetër u...