Ray J në pranga, sherri live me Princess Love përfundon me akuza për armë

Ray J në pranga, sherri live me Princess Love përfundon me akuza për armë

Ray J është vënë në pranga pas një debati të ashpër që u transmetua drejtpërdrejt në rrjetet sociale gjatë Ditës së Falënderimeve, ku u përfshi edhe ish-bashkëshortja e tij, Princess Love. Sipas raportimeve, këngëtari 44-vjeçar – emri i vërtetë William Norwood Jr – u arrestua të enjten (27 nëntor) në Los Angeles, pasi akuzohet se ka kërcënuar ish-partneren me armë gjatë një transmetimi live. Ai u akuzua për “kanösje kriminale” dhe u lirua më pas me kusht kundrejt një garancie prej 50,000 dollarësh. Si nisi gjithçka? Debati shpërtheu gjatë një paraqitjeje live në rrjetet sociale, ku Ray J dhe Princess Love, me të cilën ndan dy fëmijë – Melody, 7 vjeç dhe Epik, 5 vjeç – nisën të grindeshin për drejtimin në gjendje të dehur....