Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Sulmi ndaj dy antarëve të Gardës, Trump vendos ndalimin e emigrantëve nga vendet e botës së tretë
Pas ngjarjes së rëndë pranë Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë me dije se një nga dy anëtarët e Gardës Kombëtare, që u qëlluan nga një afgan ka vdekur. “Sarah Beckstrom nga Virxhinia Perëndimore, një nga rojet për të cilat po flasim, një person shumë i respektuar, e re, e mrekullueshme… Ajo sapo ka ndërruar jetë. Nuk është më me ne”, tha Trump. Ndërsa anëtari tjetër që u plagos 24-vjeçari Andreë Ëolfe po lufton për jetën. Pas këtij lajmi kreu i Shtëpisë së Bardhë bëri me dije se do të ndalojë emigrimin nga të gjitha vendet e botës së tretë në SHBA. “Do të ndaloj emigrimin nga vendet e Botës së Tretë për t’i dhënë mundësi sistemit amerikan për të marrë veten....