Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Shqipëria e Madhe” në dru, punimi i veçantë në ditën e Flamurit frymëzuar nga filmi “Skënderbeu”
Ergit Guda ka studiuar pikturë dhe është i apasionuar gjithashtu pas punimeve të drurit. Mjaftoi një segment i filmit “Skëndërbeu” që artistin nga Elbasani ta frymëzonte të krijonte këtë tavolinë, hartë e Shqipërisë së Madhe ndërsa të gjitha detajet tregojnë historinë tonë kombëtare. “Nuk kam devijuar fare nga pjesa e historisë së Shqipërisë, jam brenda kornizës. Shqipëria e madhe sepse kjo hartë duhet të ishte realiteti. Kjo hartë duhet të ekzistonte gjithmonë”, shprehet Ergit Guda, artist. Ju deshën tre muaj punë dhe disa herë të rishihte filmin “Skëndërbeu” për të krijuar edhe detajet më të vogla që artistin e mbushin me krenari e dashuri për Shqipërinë. “Kjo shpatë më ka frymëzuar më shumë nga të gjithë gjërat që ka kjo tavolinë, shpata ka shumë rëndësi...