Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Qëlloi ‘për qejf’ me armë gjatë natës në Divjakë, prangoset 66-vjeçari
Një 66-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Divjakës, pasi gjatë natës ka qëlluar disa herë më armë zjarri automatik në ajër, në fshatin Çermë e Sipërme. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin B. L., 66 vjeç, pasi dyshohet se gjatë orëve të natës, në banesën e tij në fshatin Çermë e Sipërme, ka qëlluar në ajër me armë zjarri automatik. Pas arrestimit, arma së bashku me municion luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.