Guardiola e lë sërish jashtë skuadre fituesin e Topit të Artë: Nuk është ende gati për të luajtur

Guardiola e lë sërish jashtë skuadre fituesin e Topit të Artë: Nuk është ende gati për të luajtur

28 Nëntor 2025 13:44 Telesport Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, e ka përjashtuar Rodri nga lista e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e së shtunës me Leeds. Mesfushori spanjoll nuk ka qenë i disponueshëm që kur dëmtoi muskulin e kofshës së pasme në Brentford, në tetor. Rodri nuk ka qenë në gjendje të luajë që atëherë, përveç një paraqitjeje të shkurtër nga stoli në Bournemouth në fillim të nëntorit. “Rodri nuk është ende i disponueshëm”, tha Guardiola, që shtoi se rikthimi i tij është afër: “Besoj se shpejt do ta kem në dispozicion”. “Rodri ka ende një problem me muskulin e kofshës së pasme. Shpresoj që situata të zgjidhet shpejt e të jetë gati, pasi jemi nevojë në këtë moment të sezonit“, tha Guardiola.