Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
FOTOT/ Tirana ‘vishet’ kuq e zi! Mbahen ceremonia festive për Ditën e Flamurit
E gjithë shqiptaria sot ka festë! Teksa sot shënojnë plot 113 vite nga data e shpalljes së Pavarësisë, në Tiranë janë organizuar një sërë aktivitetesh festive. Në sheshin Skëndërbej u mbajt një ceremoni simbolike e ngritjes së flamurit, ku të pranishëm ishin zyrtarë të bashkisë së qytetit dhe jo vetëm. Në ceremoni mbajti fjalën kryetarja e komanduar, Anuela Ristani, e cila theksoi se kjo është një ditë e shenjtë për shqiptarët. Ndërkohë, ceremoni festive është dhe në zonën e Pazarit të Tiranës.