Gjergj Fishta: Per Shqyptarë do t’jét Shqypnija kush ua prekë, ai kjoftë mallkue!

Gjergj Fishta: Per Shqyptarë do t’jét Shqypnija kush ua prekë, ai kjoftë mallkue!

Gjergj Fishta Gjergj Fishta: Himni i Flamurit Kombtar Porsi fleta e Ejllit t’ ZotitPo rrehë Flamuri i Shqypnis,E thrret t’ bijt e KastrijotitMe mbledhë tok nder çetë t’ ushtris. Bini, Toskë, ju, bini Gegë!Si dy rrfé, qi shkojn tue djegë!A ngadhnyesë a t’ gjith deshmorë!Trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë! Per mbas Flamrit t’ vet Shqyptari,Kur rrokë armët per t’ drejta t’ veta,Atje lufta ndezet zhari,Atje anmiku vehet m’ t’ leta. Mbi njatë Flamur PerendijaMe dorë t’ vet Ai e ka shkrue:“Per Shqyptarë do t’ jét Shqypnija;Kush u a prekë, ai kjoftë mallkue!” Shka? A thue ‘i mend se atë tokë t’ bekueme,Qi vetë Zoti na ka dhanun,Sod me e shkelë kamba e poshtnuemeE nji t’ huej’t na kem m’ i a lanun? Ah; jo,...