Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Pavarësia festohet në Kosovë, vizita dhe kurora me lule në memorialin “Adem Jashari” në Prekaz
Edhe në Kosovë është ndjerë atmosfera e festës së 28 nëntorit. Kryetari i Kuvendit dhe përfaqësues të tjerë shtetërorë zhvilluan homazhe në memorialin e komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz. Veteranë dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishin gjithashtu të pranishëm në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. “Ju urojmë festat e nëntorit, katër festat të cilat janë në këtë muaj. Festa e vitit 1944 ngritja e flamurit në Krujë nga Skënderbeu, shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912, ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari më 1955 dhe dalja në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ne edhe një herë ju urojmë të gjithë qytetarëve të Kosovës, familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve këto festa të nëntorit. Këto festa...