Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Festimet për 28 Nëntorin, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë mban meshën për “Dhoksologjisë së Flamurit”
Në kuadër të festimeve të 28 Nëntorit, në kishat ortodokse shqiptare u mbajt ceremonia tradicionale e “Dhoksologjisë së Flamurit”. Gjatë shërbesës, u lut për bekimin e flamurit kombëtar, mbrojtjen e shtetit dhe mirëqenien e popullit shqiptar, duke theksuar rëndësinë shpirtërore dhe historike të kësaj dite. Dhoksologjia e Flamurit “O Zot, që bekon dhe shenjtëron, Ti bekoje Flamurin tonë, dhe shpëtoje shtetin tonë dhe popullin tonë nga çdo rrezik dhe shtrëngesë; dhe drejtoje në udhën e dritës, të lirisë dhe të përparimit nën hijen Tënde; dhe vlerësona në të pavyerit të kremtojmë këtë ditë të lavdëruar, me nder, shëndet dhe ditë të gjata këtu dhe kudo. Se ti je Perëndi mëshirues dhe njeridashës, dhe ty ta dërgojmë lavdinë, Atit edhe Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani...