Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
“Vllai kjo punë ka kosto, nga 5 mijë euro për të tre ne”, përgjimet që fundosën oficerin e Antiterrorit: Vuna dhe shokët në siklet
igli haxhiaj TIRANË- Kanë dalë detaje të reja nga operacioni që çoi në goditjen e një grupi kriminal që kryente trafikun e drogës nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të BE. Hetimet në Shqipëri u ndoqën nga kreu i SPAK Altin Dumani dhe prokurori Klodian Braho, ndërsa në pranga ranë disa persona. Gazetari Elton Qyno ka zbuluar dosjen e përgjimeve ku jepet përfshirja e oficerit të antiterrorit Igli Haxhiaj në nxjerje të sekretit, korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Haxhiaj u la sot nën masën e arrestit me burg nga Gjykata e Posaçme. Në kuadër të hetimeve paraprake të procedimit penal nr.49 viti 2019 kanë ekzistuar të dhëna dhe dyshime se shtetasi shqiptar Dario (Denis) Myftiu, me banim në Durrës, ka zhvilluar aktivitetin e trafikimit...