Takimi i Salianjit me më të votuarit në PD, Berisha: Takimet në kafe s’meritojnë komente

Takimi i Salianjit me më të votuarit në PD, Berisha: Takimet në kafe s’meritojnë komente

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar takimin e zhvilluar dje nga Ervin Salianji, Ilir Alimehmeti dhe disa anëtarë të tjerë të PD-së. Duke folur për mediat, teksa hynte në selinë blu, Berisha u shpreh se takimet në kafe nuk meritojnë të komentohen. Ndërkohë që theksoi se PD-ja mbetet partia më e hapur dhe demokratike e vendit. “Normalisht takimet në kafe nuk meritojnë komente, por PD është partia më e hapur dhe demokratike e këtij vendi për çdo lloj mendimi, ideje dhe kaq mund të them. Procesi i analizës së brendshme ka nisur, janë bërë gjithë udhëzimet. Kjo nuk përbën asnjë lajm dhe risi, thjesht mediat e përdorin këtë për të mbuluar superskandalet e Ramës dhe Lubisë. Diversitet mendimi në këtë parti ka pasur dhe do...