Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Si duket jeta e El Chapos, bosit famëkeq të drogës… Nga dashuria për përkthyesen spanjolle te kushtet mizore në burg
Joaquin “El Chapo” Guzmán, ish-kreu i Kartelit Sinaloa dhe një nga trafikantët më famëkeq të drogës në botë, po padit autoritetet federale amerikane duke pretenduar se kushtet e tij në burgun e sigurisë së lartë ADX Florence përbëjnë “ndëshkim mizor dhe të pazakontë”. Sipas ‘Daily Mail’, i burgosur që nga viti 2019 dhe i vendosur në seksionin më të izoluar të burgut, ai kalon rreth 23 orë në ditë vetëm në qeli, me kontakt minimal njerëzor. Sipas avokatit të tij David Lane, El Chapo është aq i izoluar sa ka filluar të mbështetet emocionalisht tek një përkthyese spanjolle që e viziton për çështje ligjore, të cilën ai e përshkruan si “tërheqëse”. Në ADX, ku vizitat zhvillohen përmes xhamit të trashë dhe monitorohen vazhdimisht, përkthyeset dhe asistentet ligjore...