Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Demokratët vendosin kurora me lule në Memorialin e Pavarësisë! Kërkesa e Nokës: Duhet qeveri teknike
Edhe demokratët kanë nderuar Ditën e Pavarësisë. Të pranishëm ishin Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, nënkryetari Luçiano Boçi dhe deputeti i Vlorës, Bujar Leskaj. Ata vendosën kurora nderimi në Memorialin e Pavarësisë dhe pranë varrit të Ismail Qemalit. Noka uroi shqiptarët me rastin e kësaj dite të rëndësishme. “Është 28 nëntori dita kur Skënderbeu ngriti flamurin në Krujë, është dita kur Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë dhe është dita kur u çlirua Shqipëria. Prandaj kjo ditë është e shenjtë për shqiptarët”, tha ai. Ndër të tjera ai dha një mesazh politik. “Shqipëria ka nevojë për një qeveri teknike, duhet të njohë institucionin e dorëheqjes dhe ka nevojë që kjo Shqipëri të ndjehet ashtu siç e meritojnë qytetarët”, tha Noka.